Bota

15 Gusht 2021, 06:31 Nga DOSJA

AFGANISTAN– Talebanët kanë arritur të marrin pa luftë dhe me mjaft qetësi edhe kontrollin e qytetit të fundit të Afganistanit, Kabul. Ata janë vendosur në Pallatin Presidencial, ku janë rehatuar në kolltuqe dhe kanë nisur të shkrepin foto. Me armët që nuk i lëshojnë nga duart, militantët kanë treguar me imazhet e publikuara në rrjetet sociale se tashmë janë zotër të Kabulit, por asgjë nuk është zyrtare.

Presidenti afgan Ashraf Ghani është arratisur nga Afganistani. Deri më tani thuhet se ai ndodhet në Taxhikistan, por vendndodhja e Kreut të Shtetit po mbahet e fshehtë për arsye sigurie. Vetë Ghani tha se sot ishte detyruar të merrte vendimin më të vështirë të jetës së tij, për të shmangur gjakderdhjen e popullit afgan.

Ministri afgan i Punëve të Brendshme, Abdul Sattar Mirzakëal tha se do të ketë një “transferim paqësor të pushtetit” nga afganët në drejtim të talibanëve të cilët tani anë në duart sigurinë e vendit dhe jo vetëm. Ata kanë bërë një ‘vesh shurdh’ ndaj thirrjeve të OKB-së për paqe dhe për tërheqje, duke u futur brenda Kabulit. Në një deklaratë zyrtare, talebanët kërkojnë që populli afgan të mos largohet nga vendi, pasi ata nuk do t’i dhunojnë dhe nuk do t’i sulmojnë, por thjesht do të bëjnë që të jetojnë me rregulla të tjera.

Në planet e talebanëve është edhe deklarimi i Afganistanit si vendi me emrin Emirati Islamik i Afganistanit. Talebanët kanë thënë gjithashtu se gratë do të lejohen të kenë arsim, por duhet të veshin burka (një veshje që mbulon trupin dhe fytyrën, vishet nga gratë sipas disa traditave islame).

Ndërkohë, SHBA ka nisur evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Antony Blinken ka paralajmruar talebanët që të mos cënojnë asnjë shtetas amerikan, sepse përndryshe do të përballen me sulme nga superfuqia. Ky paralajmërim erdhi pasi në aeroport u raportua për të shtëna armësh dhe trazira. Vetë qytetarët afganë rrëfyen për mediat se ishin mjaft të frikësuar dhe dëshironin të largoheshin, por avionët e tyre i kishin marrë zyrtarë e politikanë, pavarësisht se nuk kanë pasur as bileta e rezervime.

Ambasadorët janë larguar një e nga një nga ndërtesat diplomatike, duke rrëzuar edhe flamujt e vendeve të tyre.

Ndërsa anëtarët e stafit të BE-së janë zhvendosur në një vend më të sigurt dhe pritet të evakuohen gjithashtu. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gutierres bëri thirrje të premten për ndalimin e luftimeve, duke shtuar se situata në Afganistan ka dalë jashtë kontrollit. Ndërsa nesër, Gutierres ka lajmëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku pritet të diksutohet për Afganistanin.

(a.b;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shba izolon ambasaden ne kabul talebanët pushtojne kabulin shba izolon ambasaden ne kabul talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll