Sport

Presioni maksimal në ‘rastin’ Mbappé, dy javët e ardhshme përcaktuese…

15 Gusht 2021, 14:49 Nga DOSJA

FRANCE – ‘Rasti’ i Kylian Mbappé tani është më i nxehtë se kurrë. Nënshkrimi i Leo Messit me PSG, detyrimi afat-mesëm që skuadra franceze ka për të caktuar një masë rroge dhe fishkëllimat e tifozëve, gjatë prezantimit ndaj të lojtarëve të ardhur, ndaj yllit të kërkuar nga Real Madrid, ka rritur më tej tensionin rreth futbollistit dhe e bëjnë largimin e tij më të mundshëm drejt Madridit.

Informacioni nga ‘Gazzetta dello Sport’, siguronte të enjten e kaluar, se Kylian Mbappé do të thyejë heshtjen nesër. Gjithashtu është shumëfishuar pritja për një operacion që vazhdon të jetë shumë i vështirë, por jo i pamundur dhe që është duke u zhvilluar. Në kundërshtim me atë që ndodhi në verën e kaluar, Madridi nuk është duarkryq. Ai nuk e ka fshehur synimin për futbollistin, që do ta marrë atë. Fuqia e bindjes së Florentinos krahasohet me qëndrueshmërinë e Al Khelaifi. Kjo është situate deri tani.

1 .Mbappé tashmë i ka bërë të qartë klubit se nuk ka ndërmend të rinovojë. Ai iu përgjigjet fishkëllimave me gol dhe një asist në fitoren (4-2) ndaj Strasburg. Mbappé ende nuk ka folur publikisht, por Al Khelaifi dhe Pochettino tashmë e dinë nga lojtari, se ai nuk ka ndërmend të zgjasë marrëdhënien e tij me PSG, e cila skadon më 30 qershor 2022. Nëse ai vazhdon të jetë pjesë e klubit atëherë, më 1 korrik të vitit të ardhshëm ai do të largohet falas. Dy javë më parë, PSG u përpoq përsëri të rinovonte me yllin francez, të cilit iu ofrua një kontratë 6-vjeçare dhe një pagë e ngjashme me atë të Neymar. Por nuk kishte asnjë marrëveshje. Përgjigja e Mbappé është akoma e hapur: “Unë nuk dua të rinovoj”. Në Paris e ndiejnë se Mbappe kërkon të largohet, por ata nuk duken të gatshëm për t’i hapur derën. Të paktën tani për tani.

2. Presioni maksimal mbi lojtarin. ‘Parc des Princes’ e tregoi këtë teksa e fishkëlleu Mbapenë kur e prezantuan lojtarët e rinj. Presioni ndaj Mbappe është maksimal. Një presion që vjen nga të gjitha frontet. Nga njëra anë, nga klubi, i cili nuk ndalon së hedhuri oferta, në të cilat më shumë stratosferike dhe se loja po luhet edhe nga pikëpamja e mediave. Al Khelaifi dhe Pochettino, nuk hezitojnë ta vendosin topin në ‘fushën’ e lojtarit. “Ai nuk ka më justifikime,”- deklaroi presidenti i ekipit francez të enjten e kaluar. Gjithashtu, shokët e tij në dhomat e zhveshjes, po bëjnë të pamundurën për ta bërë atë të rinovojë. Nga Neymar, i cili ka bërë fushatë që ai të qëndrojë për ca kohë, deri tek të sapoardhurit si Ramos dhe Messi, të cilët kanë thënë se duan që francezi të vazhdojë te PSG. Më në fund, tifozët me fishkëllimat e tyre lëshuan një paralajmërim serioz për lojtarin, se çfarë e pret këtë sezon nëse ai nuk nënshkruan vazhdimin e kontratës.

3. Real Madrid ka gjithçka gati dhe do të bëjë një ofertë. “Los blancos” nuk rrinë duarkryq, por duket po presin momentin e duhur për të nisur sulmin e tyre për Mbapé. Madridi është duke pritur që tensioni mes Mbapes dhe PSG -së të jetë maksimal, për t’u shfaqur dhe për t’i bërë një propozim sheikut nga Katari. Do të jetë një operacion miqësor, pa armiqësi, por këtë herë PSG do ta dijë se ekziston një klub i gatshëm të paguajë një shumë të mirë parash, për një lojtar që brenda një viti largohet pa lënë një euro. Nëse Mbappé mund të arrijë atje, le ta bëjë. Më mirë tani, sesa më 2022.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “gazzetta dello sport” al-khelaifi florentinos kylian mbappe pochettino real madrid “gazzetta dello sport” al-khelaifi florentinos kylian mbappe pochettino real madrid

Sondazh

Poll