Sport

Inter vazhdon bisedimet për Zapatën, Ausilio dhe drejtori i Atalantës takohen për sulmuesin

15 Gusht 2021, 13:41 Nga DOSJA
Inter vazhdon bisedimet për Zapatën, Ausilio dhe drejtori i

MILANO-Me Dzekon dhe Dumfries në skuadër, Interit i mungon vetëm një lojtar për të kompletuar skuadrën. Gjithë ofensiva e drejtuesve është te një sulmues, emrat janë tre, Duvan Zapata, Joaquin Correa dhe Lorenzo Insigne.

Marotta dhe Ausilio do të tërheqin në këtë treshe emrin e përforcimit që do t’i jepet Inzaghi për të mbrojtur titullin kampion. Drejtuesit kërkojnë një sulmues “të rëndë” për të zëvendësuar Lukakun dhe profili më i kërkuar duket Duvan Zapata.

Problemi është se Atalanta për të larguar kolumbianin dëshiron një zëvendësues dhe për momentin skuadra nga Bergamo nuk ka asnjë alternativë. Dje Zapata nuk luajti ndeshjen miqësore kundër Juventusit, por nuk është një “dezertim” i diktuar nga merkatoja, por se lojtari kishte një dëmtim. Ausilio mund të ketë folur me drejtorin e Atalantës, Sartori në ndeshjen që Inter zhvilloi në Monza ndaj Dinamo Kyiev.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atalanta inter zapata atalanta inter zapata

Sondazh

Poll

Sport 15 Gusht 2021, 12:08

Ndahet nga jeta legjenda Gerd Muller!

GJERMANI – Pas mesdite është mësuar lajmi për ndarjen nga jeta e legjendës së Bayern-it të Munich, Gerd Muller. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë klubi gjerma...