Aktualitet

U përplas me policët tek ‘Unaza’/ Prokuroria kërkon të kthejë në burg Balliun, ish-deputeti: S’më ndalon asgjë!

3 Qershor 2019, 07:14 Nga DOSJA
U përplas me policët tek ‘Unaza’/ Prokuroria kërkon

TIRANËDitën e sotme në Gjykatën e Apelit në Tiranë u zhvillua seanca e radhës për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliun.

Në seancën e sotme, Prokuroria kërkoi rikthimin e masës “arrest me burg” për Balliun.

Jashtë seancës në një deklaratë për mediat, ish-deputetit Balliu tha se akuzat ndaj tij ishin politike dhe se asgjë nuk e ndalonte në misionin e tij.

Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu u arrestua më 7 maj nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re.

Banorët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, i cili të vizitonte një biznes në atë zonë. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me uniformat blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.

Më 9 maj, Gjykata e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitje” për ish deputetin e PD-së, Klevis Balliu dhe 3 të ndaluarit e tjerë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klevis balliu klevis balliu protesta tek unaza e re unaza e re arrestohet klevis balliu klevis balliu protesta tek unaza e re unaza e re

Sondazh

Poll