Aktualitet

Si nëpër filma ‘aksion’/ Kërcënuan me thikë gardianët, arratisen 4 të burgosur në Greqi, mes tyre 2 shqiptarë

3 Qershor 2019, 06:38 Nga DOSJA
Si nëpër filma ‘aksion’/ Kërcënuan me thikë

GREQI– Dy shqiptarë dhe dy gjeorgjianë janë arratisur ditën e sotme nga burgu. Në 07.30 të mëngjesit të sotëm u arrestua një nga 4 të arratisurit.

Deri më tani, policia greke ka identifikuar vetëm dy shqiptarët, të cilët janë: Endrit Canaj dhe Xhelo Hasani.

Të arratisurit ishin të vendosur përkohësisht në burgun e transferimit, pasi pak ditë më parë ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalosit.

Sipas mediave greke, fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë, pasi një prej tyre po hiqej si i sëmurë. Sapo rojet hynë në qeli, të burgosurit i kërcënuan me thikë të improvizuar, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda.

Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut, duke kërcënuar sërish me armë rojen.

Pasi siguruan daljen nga burgu, të arratisurit braktisën makinën e policisë pak metra larg burgut dhe u larguan në drejtim të panjohur.

Që prej alarimit për largimit të tyre, policia ka filluar kërkimet për ta edhe me helikopterë që mbulojnë nga orët e para të mëngjesit gjithë Athinën.

Deri më tani kërkimët kanë rezultuar efektive, pasi në orën 07.30 të mëngjesit të sotëm u arrestua një nga 4 të arratisurit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i koridallosit dy shqiptarët arratisen nga burgu endrit canaj greqi xhelo hasani burgu i koridallosit dy shqiptarët arratisen nga burgu endrit canaj greqi xhelo hasani

Sondazh

Poll