Aktualitet

Korça në terrorin e lëkundjeve, banorët sherr me prefektin: Jemi pa ushqim! Rama premton rindërtimin e shtëpive

3 Qershor 2019, 06:10 Nga DOSJA
Korça në terrorin e lëkundjeve, banorët sherr me

KORCE-Terror dhe panik për banorët e tri fshatrave në Korçë, që prej të shtunës janë në ankthin e lëkundjeve të tokës.

Banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë,, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, ndërkohë që numri i tyre është mbi 200.

Dridhjet e tokës vazhdojnë, ku e fundit ka qenë në orën 07:49 minuta me magnitudë 3.4 ballë.

Shiu ka vështirësuar situatën e qytetarëve, që kanë lenë banesat e tyre, dhe po e kalojnë ditën në çadër.

Ditën e sotme, ata janë konfliktuar edhe me prefektin e qytetit, pasi sipas tyre, në çadra është e pamundur të qëndrohet për shkak se qëndrojnë mbi 25 persona, është ftohtë, dhe kanë mungesë në ushqime dhe shtretër.

Tërmetet në Korçë kanë nisur që mesnatën e të premtes. Banorët kanë lenë shtëpitë e tyre dhe kërkojnë ndihmën e shtetit, që deri më tani ka patur një reagim të vakët për këtë çështje.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 tërmete gjatë natës termet ne korce 3 tërmete gjatë natës termet ne korce

Sondazh

Poll