Aktualitet

Protesta e opozitës, ambasada britanike: Evitoni dhunën, liderët të ruajnë sigurinë

2 Qershor 2019, 19:54 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, ambasada britanike: Evitoni dhunën, liderët

TIRANE- Ambasada britanike ka reaguar për protestën që opozita po zhvillon tek parlamenti.

Ambasada bën thirrje për të ruajtur qetësinë dhe për të evituar dhunën në protestë, dhe i bën thirrje liderëve të opozitës të mbajnë përgjegjësinë.

Reagimi i plotë: 

“Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht. Nuk ka vend për dhunë apo shpërthime me eksploziv në një protestë paqësore. Liderët e protestës kanë përgjegjësinë të mbajnë të sigurt dhe ligjore demonstratat dhe policia ka përgjegjësinë të përgjigjet në proporcion për të ruajtur rendin publik. Në të mirë të gjithsecilit një protestë të sigurt dhe paqësore duhet të jetë prioritet”-thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada britanike protesta e opozites 2 qershor 2019 ambasada britanike protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll