Aktualitet

Protesta e PD më 8 qershor “karambol” me ndeshjen e kombëtares, kush do e këndojë më mirë himnin

2 Qershor 2019, 21:32 Nga DOSJA
Protesta e PD më 8 qershor “karambol” me ndeshjen e

TIRANË- Pas protestës së sotme, opozita paralajmëroi se nuk do të ndalet në rrugën e saj drejt rrëzimit të Edi Ramës. Pas një mbledhje me strukturat, PD ka vendosur që protesta e radhës të zhvillohet më datën 8 qershor që është ditë e shtunë.

Por dhe këtë herë Basha dhe strukturat e tjera të PD nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Këtë herë tubimi i opozitës do të bëjë një “karambol” me ndeshjen e kombëtares. Kjo pasi kombëtarja kuqezi do të ketë ndeshjen e saj me Islandën. Të besuarit e Edy Reja do të udhëtojnë drejt shtetit të akullt, dhe do të lënë pas “zjarrin” e protestës së opozitës.

Dhe pse duket një përplasje në distancë, opozita në këtë protestë nuk do ta ketë luftën me Ramën, por me qytetarët pasi do duhet t’i bindë ata që të mos shohin ndeshjen atë natë dhe të dalin në protestë. Por një sfidë tjetër është dhe ajo e këndimit të himnit, pasi si në ndeshje dhe në protestë himni kombëtar është një ritual i pa evitueshëm.

Kujtojmë dhe protesta që u zhvillua sot ishte programuar për të premten, por u zhvendos për shkak se 31 maj ishte “Nata e Kadrit”. Kjo është hera e dytë që opozita “gabon” me datën, prandaj lind pyetja: A do zhvendoset sërish protesta?

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha ndeshja e kombetares protesta e opozitës 8 qershor 2019 tifozet kuqezi lulzim basha ndeshja e kombetares protesta e opozitës 8 qershor 2019 tifozet kuqezi

Sondazh

Poll