Aktualitet

Protesta/ Ngjela kundër Bashës: Kryengritje me kë, me 30 apo 40 të paguar?

3 Qershor 2019, 06:47 Nga DOSJA
Protesta/ Ngjela kundër Bashës: Kryengritje me kë, me 30 apo 40

Tiranë- Spartak Ngjela ka reaguar ndaj protestës së djeshme të opozitës duke u shprehur se kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkesa dëshpëruese për kryengritje. Ai ka theksuar deklaratën e sekretarit të NATO që sipas tij ka indirekt: “Duhet të arrestoni keqbërësit anti-institucionalë.”

Reagimi i plotë:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha sot në Tiranë hapur se Rusia është pas kërkesës anti-institucionle në Shqipëri.
Kurse Basha i bie vrangalles me kërkesë dëshpëruese për kryengritje.
Kryengritje me kë?
Me 30 apo 40 të paguar.
Asgjë.
NATO tha sot indirekt: duhet të arrestoni keqbërësit anti-institucionalë.
Po Rama çdo të bëjë?

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën dje para parlamentit. 10 persona u plagosën, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha protesta e opozites 2 qershor 2019 spartak ngjela lulzim basha protesta e opozites 2 qershor 2019 spartak ngjela

Sondazh

Poll