Aktualitet

Plas tek Parlamenti, Policia i kërkon medias të largohet

2 Qershor 2019, 19:32 Nga DOSJA
Plas tek Parlamenti, Policia i kërkon medias të largohet

TIRANË- Tensionohet situata para parlamentit. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje medias që të largohet nga vendi ku pritet të zhvillohet ndërhyrja, e cila është ende e panjohur.

Metoda sesi policia do të ndërhyjë është e panjohur deri më sot në këto protesta që ka zhvilluar opozita në 3 muaj.

Situata është e ngjashme me atë të mbrëmjes së 25 majit, ku u plagosën disa protestuesë dhe punonjës mediash. Në këto momente nuk shihen drejtuesit e opozitës, ndërsa thirrjet për t’u larguar nga oborri i parlamentit vazhdojnë.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 2 qershor 2019 protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll