Aktualitet

Ishte në kërkim për drogë! Arrestohet me qëllim ekstradimi në Serbi, 39-vjeçari (EMRI)

15 Gusht 2021, 09:14 Nga DOSJA
Ishte në kërkim për drogë! Arrestohet me qëllim

DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme me qëllim ekstradimi shtetasin serb Miroslav Krstic. 39-vjeçari rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Gjykata e Lartë në Serbi e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”. Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet miroslav krstic miroslav krstic

Sondazh

Poll