Aktualitet

8 vatra zjarri aktive! Peleshi: Era ka përhapur perimetrin e flakëve në disa fshatra

15 Gusht 2021, 10:16 Nga DOSJA
8 vatra zjarri aktive! Peleshi: Era ka përhapur perimetrin e flakëve

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit, pavarësisht punës së forcave operacionale në terren. Peleshi tregon se vatrat e zjarrit janë të pranishme në: fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik. Zjarr ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës.

POSTIMI:

Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit. Era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik. Përkeqësim ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës. Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës. Por fatmirësisht, momentalisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara. Një falenderim të veçantë për ndihmën e ardhur nga Bashkimi Evropian, punën e palodhur të ekuipazheve të helikopterëve holandezë e çekë, të cilët po vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e plotë të zjarreve. Mirënjohje edhe për asistencën e pakursyer të ekipit të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID e SHBA.

Dita 23! Vatra zjarri AKTIVE në Lezhë, flakët përhapen në Majën e Rrunës, pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi zjarret ne shqiperi niko peleshi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll