Aktualitet

Dogji sipërfaqen e tokës, flakët përfshinë dhe magazinën, arrestohet 44-vjeçari në Kavajë

15 Gusht 2021, 08:40 Nga DOSJA
Dogji sipërfaqen e tokës, flakët përfshinë dhe

KAVAJË– Artan Sina është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën një sipërfaqe toke. Ai akuzohet se ka djegur një sipërfaqe toke dhe ka dëmtuar pjesërisht magazinën me prodhime bujqësore të një personi tjetër.

NJOFTIMI:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka demtuar pjeserisht magazinën me prodhime bujqësore të shtetasit S.Ll. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan sina zjarrevenie e qellimshme artan sina zjarrevenie e qellimshme

Sondazh

Poll