Aktualitet

Zjarri në malin e Terbunit, Bashkia Pukë: Po punohet me 50 forca ushtarake, është nën kontroll pjesa veriore dhe prendimore

15 Gusht 2021, 08:47 Nga DOSJA
Zjarri në malin e Terbunit, Bashkia Pukë: Po punohet me 50 forca

PUKË– Bashkia e Pukës ka dhënë informacion lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret në masivin pyjor të Terbunit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkia informon se gjatë ditës së sotme shihet një përmirësim i situatës në sipërfaqen e malit të Terbunit, po ashtu është nën kontroll pjesa veriore dhe ajo perëndimore.

POSTIMI I BASHKISË:

Gjatë mengjesit të së Djeles kemi një situatë ndjeshem më të përmirësuar në siperfaqet pyjore të malit të Terbunit, ku tre ditë më parë u shkaktua një vatër zjarri e cila në pak çaste përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore duke u zgjeruar për tre ditë me radhe, përkundër përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.Është nën kontroll pjesa veriore dhe ajo prendimore, po vihet në kontroll pjesa lindore në vendin e quajtur Fushë Kumulli.Zjarri në këtë zonë është aktiv në një vijë lineare prej 3 km. Aktualisht po punohet me 50 forca ushtarake, të cilat kanë mbërritur heret në mëngjes ndërkoh që janë të angazhuara dhe strukturat pranë bashkisë.

Dita 23! Vatra zjarri AKTIVE në Lezhë, flakët përhapen në Majën e Rrunës, pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet puke zjarret ne shqiperi puke zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll