Ndërtuan kate shtesë pa leje, shpallen në kërkim dy pronarët në Dhërmi (EMRAT)
15 Gusht 2021, 09:36Nga DOSJA
HIMARË– Policia ka shpallur në kërkim dy pronarët e objekteve në Dhërmi pasi kanë ndërtuar kate shtesë, duke kundërshtuar lejen e projektit fillestar. Kështu, në kërkim është shpallur Spiro Pando 51-vjeç dhe Kristaq Beli 66-vjeç.
NJOFTIMI:
Ndërtuan kate shtesë në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe projektin fillestar, shpallen në kërkim 2 pronarë të dy objekteve në Dhërmi.Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas që kishin ndërtuar dy objekte në Dhërmi kishin dalë jashtë projektit dhe lejes së ndërtimit pasi kishin ndërtuar kate shtesë, kanë ushtruar kontroll për verifikimin e dokumentacionit.Si rezultat i verifikimit të dokumentacionit rezultoi se shtetasit S. P., 51 vjeç dhe K. B., 66 vjeç, në objektet në pornësi të tyrë kishin ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit S. P., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe K. B., 66 vjeç, banues në Dhërmi.Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për moskontrollin e zbatimit të projekteve fillestare të përcaktuara në lejet e ndërtimeve që këta shtetas kishin përfituar nga organet kompetente.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PUKË– Bashkia e Pukës ka dhënë informacion lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret në masivin pyjor të Terbunit.Përmes një postimi në rrjetet sociale, b...
KAVAJË– Artan Sina është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën një sipërfaqe toke. Ai akuzohet se ka djegur një sipërfaq...
MORINË– Mëngjesin e ditës së sotme, pika kufitare e Morinit dhe segmenti Morinë-Kukës është pushtuar nga makinat. Që në orët e para në hyrje për në Shqipër...
LUSHNJE– Policia e Lushnjës ka arrestuar Rahman Dedaj për veprën penale të shkatërrimit të pronës, pasi dyshohet se dogji qëllimisht një sipërfaqe të madhe me u...
TIRANË– Situata e zjarreve vijon të jetë problematike dhe në ditën e 23-të! Në zonën e Mirditës, zjarri në Thirrë vijon të jetë aktiv duke duke shkrumbuar ...
VLORË– Vlora është një ndër destinacionet më të preferuar i pushuesve të cilët zgjedhin që të kalojnë fundjavën. Për shkak të dyndjes së qytetarëve drejt b...
KURBIN– Dy vëllezër janë plagosur me thikë mëngjesin e sotme në tregun e Milotit. Armando dhe David Prendi janë plagosur me thikë nga 58-vjeçari Paulin G...