Aktualitet

Foto-Një fotoreporter i plagosur në protestën e opozitës, si bie përtokë punonjësi i medias

2 Qershor 2019, 19:26 Nga DOSJA
Foto-Një fotoreporter i plagosur në protestën e opozitës, si

TIRANE- Përveç efektivëve të Policisë dhe qytetarit të plagosur në protestë, edhe një punonjës i medias është lënduar.

Dosja.al ka mësuar se personi i plagosur është një foto-reporter që punon pranë një medieje në Tiranë, i cili gjatë përplasjeve të policisë dhe protestuesve është lënduar dhe ka mbetur i shtrirë përtokë.

Me vështirësi, ai ka mundur të ngrihet dhe të largohet. Kjo është e disata protestë, ku punonjësit e medias dhunohen.

Në protestën e 25 majit, operatori i Top Channel përfundoi në spital, ndërsa protestuesit i prenë rrugën makinës së Report Tv.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset reporteri protesta e opozites 2 qershor 2019 plagoset reporteri protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll