Aktualitet

Dita 23! Vatra zjarri AKTIVE në Lezhë, Pukë, Kukës, Dibër dhe Mirditë. Flakët përhapen në Majën e Rrunës, nis ndërhy

15 Gusht 2021, 08:07 Nga DOSJA
Dita 23! Vatra zjarri AKTIVE në Lezhë, Pukë, Kukës,

TIRANË– Situata e zjarreve vijon të jetë problematike dhe në ditën e 23-të! Në zonën e Mirditës, zjarri në Thirrë vijon të jetë aktiv duke duke shkrumbuar një sipërfaqe prej 200 hektarë tokë. Edhe zjarri në fshatin Lalm të Lezhës ka marrë përmasa të mëdha duke përparuar në të gjithë pjesën e malit në drejtim të Rubikut. Në Kukës Maja e Rrunës vijon të jetë vatra më problematike. Pritet që ditën e sotme të shtohen forcat zjarrëfikëse që të bëhet i mundur izolimi i flakëve.

Flakët po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar dhe fshatin Katund i Vjetër në Rrubik. Kjo vatër zjarri është aktive që prej një jave. Megjithëse zjarrfikësit e Lezhës kanë punuar 24-orë, e kanë patur të pamundur shuarjen totale të tij.

Policia po vijon arrestimet e personave që tentojnë të djegin sipërfaqe pyjore.

Lushnje është ndaluar Rahman Dedaj për veprën penale të shkatërrimit të pronës, pasi dyshohet se dogji qëllimisht një sipërfaqe të madhe me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”.

Artan Sina është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën një sipërfaqe toke në Kavajë. Ai akuzohet se ka djegur një sipërfaqe toke dhe ka dëmtuar pjesërisht magazinën me prodhime bujqësore të një personi tjetër.

SITUATA E ZJARREVE NË VEND SIPAS MINISTRISË:

-Situata paraqitet e normalizuar në vatrën e zjarrit në Malin e Tërbunit në Pukë, ku ende po punojnë mbi 50 forca të FA për të kryer krehjen e zonës. Në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F.Arrëz po punohet nga rreth 100 forca të FA dhe pushtetit vendor. Është ndërprerë puna nga ajri e helikopterit holandez, për shkak të telave elektrikë që ishin shumë lart dhe rrezikonin punën e tij.

-Zjarri nga ana e fshatit Kryezi është vënë nën kontroll, ndërsa nga fshati Dardhë situata është më e rrezikshme dhe po punohet nga forcat për ta izoluar.

-Era ka ndikuar në përhapjen e flakëve në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Sipërfaqja e përshkruar deri tani është 30 Ha, ndërsa është djegur rreth 15 Ha shkurre dhe pemë. Forcat e Armatosura, të policisë, ato zjarrfikëse, të pushtetit vendor dhe forca vullnetare po punojnë për shuarjen e flakëve.

-Zjarri për momentin nuk rrezikon banesa, por vijon përhapja e saj në Veri-Lindje të fshatit Lalm të nj.ad. Kolsh, Lezhe dhe të kufirit administrativ me nj.ad.Rubik, bashkinë Mirditë, përkatësisht në afërsi të fshatit Katund i Vjetër. Ka filluar ndërhyrja nga ajri Helikopteri Cek për izolimin e zjarrit e më pas do të ndërhyhet me forca ushtarake e bashkiake për të bërë krehjen e plotë të perimetrit të vatrës në mënyrë që të bëhet izolimi i plotë.

-Përkeqësim ka situata në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë përshkuar deri tani rreth 220 ha ahe, pishe, barishte e dushq dhe janë djegur 140 ha kullota. Vatra e zjarrit është e pamundur të kontrollohet vetëm nga toka për shkak të përhapjes dhe në mbështetje të forcave të FA dhe pushettit vendor ka shkuar edhe helikopteri holandez.

-Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës si dhe angazhimi nga ajri me helikopter . Sot po vijon puna edhe nga forcat zjarrfikëse, të shërbimit pyjor dhe forcat vullnetare. Por terreni për ndërhyrjen e forcave nga toka është i vështirë, gjë që ndërlikon izolimin e zonës.

-Nuk paraqitet rrezik për banesat dhe po vijon puna për mbajtjen nën kontroll të vatrës në Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, B. Dibër. Zjarri ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

-Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Zjarri po përhapet në zonë pyjore, por me intensitet mesatar, duke përfshirë rreth 20 ha.

Për izolimin e zjarrit sot janë angazhuar rreth 30 forca të bashkisë Dibër, si zjarrfikës, forca pyjore, të bashkisë e vullnetare. Për shuarjen e plotë të zjarrit janë angazhuar edhe forca nga bashkia Mat.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll