Bota

Protestat në Francë/ Java e pestë radhazi, mbi 250 mijë demostrues i kërkojnë qeverisë heqjen e çertifikatës së vaksin

14 Gusht 2021, 19:42 Nga DOSJA
Protestat në Francë/ Java e pestë radhazi, mbi 250 mijë

FRANCË– Mijëra protestues ndodhen në rrugët e Parisit për të pestën javë radhazi për të kundërshtuar vaksinimin dhe përdormin e çertifikatës së vaksinimt në të gjitha aktivitetet e jetës së përditshme.

The Guardian raporton se më shumë se 250 mijë protestues kanë marrë pjesë nëpër demostrata në të pestën javë radhazi. Ata kanë sulmuar 22 qendra shëndetësore, përfshirë pesë qendra testimi, 15 qendra vaksinimi dhe një laborator dhe akuzojnë qeverinë për shkelje të lirive të tyre.

Rreth 45 milionë francezë kanë marrë deri tani një ose më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19 me rreth 300,000 njerëz të vaksinuar në ditë. Franca është një nga 13 shtetet e BE-së që po zbaton kufizimet për pasaportën e gjelbër. Pasaportat e vaksinimit kërkohen për vizita në kinema e teatër, për udhëtime me trena në distanca të largëta, për vizita në restorante, bare dhe objekte të tjera.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protesta ne france protesta ne france

Sondazh

Poll

Bota 14 Gusht 2021, 16:38

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sot rreth qëndrimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë...