Politike

Protesta e opozitës, reagon Lleshaj: Oficer i plagosur nga kapsollat, opozita ka financa të mëdha për të blerë mjete të n

2 Qershor 2019, 18:56 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, reagon Lleshaj: Oficer i plagosur nga kapsollat,

Ka ardhur reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për protestën e opozitës. Lleshaj thotë se opozita ka mjaftueshëm para për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, dhe i bën thirrje Bashës të ndalojë protestuesit e dhunshëm.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit.”-thotë Lleshaj.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll