Aktualitet

Nuk e mposhti dot armikun e padukshëm! Vdes nga Covid-19 infermierja shqiptare, vetëm 28 vjeçe

14 Gusht 2021, 10:59 Nga DOSJA
Nuk e mposhti dot armikun e padukshëm! Vdes nga Covid-19 infermierja

MAQEDONIA E VERIUT– Lindita Alimi, 28-vjeçe, infermiere shqiptare ka ndërruar jetë nga Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije me anë të një postimi në Facebook “Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë”. Në postim shkruhet se Alimi nuk arriti ta fitonte betejën me armikun e padukshëm dhe ka ndërruar jetë.

Postimi i plotë:

Nderron jete ne moshe te re Infermierja. Lindita Alimi 28 vjece nga Kerćova,Maqedonia e Veriut. E prekur nga covid-19 nuk mundi ta fitonte betejen me armikun vdekjeprures. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Lindites.

Rastet pozitive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut sa vijnë e shtohen. Vetëm një ditë më parë u regjistruan 663 raste pozitive. Vetëm dje u shënuan pesë të vdekur.

(f.m/dosja.al(

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lindita alimi lindita alimi

Sondazh

Poll