Aktualitet

2 muaj hetime! Arrestohet 50-vjeçari që falsifikonte lejet e qëndrimit për emigrantët

14 Gusht 2021, 10:34 Nga DOSJA
2 muaj hetime! Arrestohet 50-vjeçari që falsifikonte lejet e

POGRADEC– Nikolla Jesku, 49 vjeç, banues në Pogradec është vënë në pranga pasi akuzohet se falsifikonte leje qëndrimi dhe leje kalimi për emigrantët. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Jesku është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Emigranti”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 telefona celularë; 1 vulë universale e cila dyshohet se përdorej për falsifikim; 7 pasaporta të dyshuara si të falsifikuara me identitete të ndryshme, 1 dokument identifikimi grek, 8 certifikata familjare të shtetasve të ndryshëm, disa leje kalimi për në shtetin grek dhe italian me identitete të ndryshme personash; 105 leje kalimi të tjera të paplotësuara por të vulosura, 3 leje drejtimi shqiptare të dyshuara si të falsifikuara; kartela punësimi të vulosura dhe të nënshkruara.

Jesku po hetohej prej dy muajsh.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 telefona celularë; 1 vulë universale e cila dyshohet se përdorej për falsifikim; 7 pasaporta të dyshuara si të falsifikuara me identitete të ndryshme, 1 dokument identifikimi grek, 8 certifikata familjare të shtetasve të ndryshëm, disa leje kalimi për në shtetin grek dhe italian me identitete të ndryshme personash; 105 leje kalimi të tjera të paplotësuara por të vulosura, 3 leje drejtimi shqiptare të dyshuara si të falsifikuara; kartela punësimi të vulosura dhe të nënshkruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”,”- thuhet në njoftimin e policisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nikolla jesku nikolla jesku arrestohet nikolla jesku nikolla jesku

Sondazh

Poll