Bota

20 vite nga “Marrëveshja e Ohrit”/ Zhvillohet konferencë në Maqedoninë e Veriut, marrin pjesë figurat e themelimit të

13 Gusht 2021, 16:04 Nga DOSJA
20 vite nga “Marrëveshja e Ohrit”/ Zhvillohet konferencë

OHËR -Ditën e sotme u zhvillua një konferencë ndërkombëtare me rastin e 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit ku të pranishëm ishin figuat më kryesore që bënë të mundur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili ishte në ekipin e Presidentit të atëhershëm, Boris Trajkovski, foli për mosbesimin që populli maqedonas ka pasur për këtë dokument atë kohë dhe për ndryshimin e mendimit 20 vite më vonë. Ai tha se falë kësaj marrëveshje, shteti e fitoi statusin kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005. 

“Nëse në këtë marrëveshje kërkojmë lëshime, atëherë sipas meje gabimi më i madh është se nën presion të dinamikës së pavolitshme të ngjarjeve në terren, pjesëmarrësit në këtë marrëveshje nuk patën kohë që të përkushtohen tek të drejtat dhe statusin e grupeve etnike më të vogla. Marrëveshja është kualifikuar si binacionale dhe kjo nuk është përparësi në një shoqëri multikulturore”- tha Pendarovski.

Edhe ish-Sekretari i përgjithshëm i NATO-së atë kohë, George Robertson, shprehu që ka qenë pjesë e ekipit që arriti ta ndal një luftë dhe të nënshkruajë një dokument i cili solli paqe. Ai shtoi se për tu arritur kjo marrëveshje është dashur shumë punë, por siç tha ai, kjo marrëveshje kërkon vëmendje të vazhdueshme edhe nga gjeneratat e reja. Ata nuk duhen ta kenë brengë kryesore se si u arrit kjo marrëveshje, por duhet të perqendrohen se si ta realizojnë, tha Robertson.

“Komunitetit ndërkombëtar, liderët e tyre, njerëzit e tyre të guximshëm dhe profesional me disa nga politikanët më të guximshëm të Maqedonisë dhe një popullatë të mençur, me vendosmëri e bënë gjënë e duhur në kohën e duhur. Dhe një ditë, këta fëmijë që do të rritën në një shtet të qetë dhe evropian, do ta dinë se çfarë është bërë dhe kush e ka bërë dhe do të thonë faleminderit”- tha Robertson.

 Kryeministri Zoran Zaev është shprehur se marrëveshja është garantuese e paqes dhe siguron një të ‘neserme’ më të mirë.

“Në këtë pikë mund të themi lirisht se është garantues i paqes. Marrëveshje të cilën më vonë e mbindërtuam duke krijuar një bashkësi ku qytetarët kanë bashkëjetesë, tolerancë të ndërsjellët dhe paqe. Bashkësi ku qytetarët kanë vizione të ngjashme apo për të nesërme më të mirë”- tha Zaev.

Edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, që atë kohë ishte udhëheqës politik i UÇK-së, rikujtoi se në çfarë kanë kaluar shqiptarët dhe cilat kanë qenë arsyet se përse erdhi deri tek lufta.

“Shqiptarët nuk kërkonin armë, por arsim. Nuk kërkonin tankse, kërkonin libra për të mësuar. Shqiptarët kërkonin simbole që më herët edhe i kishin pasur dhe jo barut. Fillimisht u ankova se kemi qenë të persekutuar, të margjinalizuar, të burgosur… Këtu e kam Harin. Në një moment e ngriti dhe i tregoj gjurmët që më kanë lënë udbashët e atëhershëm dhe ky më shikon dhe më thotë: Por, mos të kishin rrahur ti nuk do të ishte në tavolinë me mua të bisedosh, këtu do të bëjmë këtë hapë, këtu duhet bërë kështu… Edhe Hari ka të drejtë, se nëse nuk i kërkon të drejtat dhe nëse nuk lufton për lirinë atë nuk e gjen kurrë”.-tha Ahmeti.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti george robertson stevo pendarovski zoran zaev ali ahmeti george robertson stevo pendarovski zoran zaev

Sondazh

Poll