Bota

Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës, gjobiten deputetët nëse mungojnë pa arsye

13 Gusht 2021, 15:36 Nga DOSJA
Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës, gjobiten deputetët

KOSOVË-Deputetët e Kuvendit të Kosovës munguan 440 herë në seanca plenare gjatë sesionit pranveror i cili u mbyll të enjten. Si pasojë e kësaj dukurie që po përsëritet, kërkohet që me anë të rregullores së re të Kuvendit të gjobiten ata që mungojnë pa arsye.

Në raportin e publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës mbi punën e kuvendit të Kosovës në 23 seanca për katër muaj, vlerësohet se numri i ligjeve të miratuara ishte i ulët.

Njoftimi i KDI:

“Ky sesion është karakterizuar me numër të ulët të ligjeve të miratuara, vetëm shtatë sosh. Në krahasim me dhjetë ligjet e martuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në bazë të agjendës legjislative të Kuvendit deri në përfundim të sesionit janë proceduar 29 projektligje, prej të cilave 7 janë miratuar, ndërsa 22 të tjera janë në procedurë të shqyrtimit nga komisionet parlamentare. Në anën tjetër, qeveria ka dështuar të përmbush planin e saj legjislativ, duke dorëzuar vetëm 27 projektligje nga 65 sa kanë qenë të parapara në periudhën prill-gusht. Kërkuesja e KDI, Agnesa Haxhiu tha se shumica parlamentare duhet të ndërtojë një bashkëpunim më të madh me opozitën në Kuvend. KDI rekomandon që mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë një gjuhë bashkëpunuese, sidomos për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi deri në fund të këtij viti janë parashikuar të shqyrtohen 14 të tilla”.(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora deputetet e kosoves mungesa e deputeteve ne kuvebd ndeshkohen deputetet e kosoves deputetet e kosoves mungesa e deputeteve ne kuvebd ndeshkohen deputetet e kosoves

Sondazh

Poll