Bota

Gratë nuk i pranojnë për marrëdhënie seksuale, Davison që vrau 5 persona në sulmin e djeshëm në Britani pjesë e lëviz

13 Gusht 2021, 11:59 Nga DOSJA
Gratë nuk i pranojnë për marrëdhënie seksuale, Davison

BRITANI-I dyshuari për të shtënat në Plymouth ishte një person i fiksuar pas armëve, që thoshte se ishte refuzuar nga gratë në kanalin e tij në Youtube.

Jake Davison është personi që vrau pesë persona me armë gjahu dhe më pas vrau veten dje.

Sipas Mirror, tre femra dhe dy meshkuj u qëlluan në zonën Keyham të qytetit, tha policia, përfshirë një vajzë pesë-vjeçare.

Abonimet tij në kanalin Youtube përfshinin Incel TV, një platformë kushtuar lëvizjes ‘beqarie të pavullnetshme’. Lëvizja urrejtëse dhe seksiste, e cila është lidhur me vrasjet e mëparshme dhe të së djathtës ekstreme, përbëhet nga burra që i urrejnë gratë sepse mendojnë se nuk janë mjaft të mira për të tërhequr partnerë.

Ai gjithashtu u pajtua në disa kanale të lidhura me armë, duke përfshirë një që ofron video ‘trajnuese’ për pronarët e armëve të zjarrit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jake davison sulm ne britani jake davison sulm ne britani

Sondazh

Poll