Bota

Kurti takon ushtarët e FSK-së që ndihmuan në shuarjen e zjarreve në Shqipëri, shprehet krenar për sakrificën e tyre në

13 Gusht 2021, 12:40 Nga DOSJA
Kurti takon ushtarët e FSK-së që ndihmuan në shuarjen e

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë takuar sot kontingjentin e Forcës së Sigurisë që mori pjesë në shuarjen e zjarreve në veri të Shqipërisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se kryeministri Kurti i falënderoi pjesëtarët e FSK-së për kontributin e dhënë dhe gatishmërinë për të sakrifikuar jetën e tyre, për të dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkaq, ministri Mehaj tha se është i përkushtuar që sa më shpejtë të arrihen qëllimet strategjike të qeverisë dhe objektivat operacionalë të tij, si ministër i mbrojtjes, për FSK-në, forcë profesionale dhe e gatshme për të realizuar mbrojtjen e territorit të vendit, mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe pjesëmarrjen efektive në operacionet jashtë vendit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti armend mehaj zjarre ne shqiperi albin kurti armend mehaj zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll