Bota

“Garantuesja e bashkëjetesës ndër-etnike”/ 20 vite nga Marrëveshja e Ohrit

13 Gusht 2021, 14:41 Nga DOSJA
“Garantuesja e bashkëjetesës ndër-etnike”/ 20 vite

OHËR– Vera e vitit 2001, ishte një ndër pikat kritike të historisë në të cilën u vendos e ardhmja e qindra, mijëra personave, ku Maqedonia e Veriut duhej të zgjidhte midis luftës dhe paqes. Kjo marrëveshje sot konsiderohet si një rast klasik për parandalimin e konfliketeve dhe shihet si garantuesja e bashkëjetesës ndër-etnike.

Çfarë është ‘Marrëveshja e Ohrit’?

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në Ohër nga kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski; të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi.

Me këtë marrëveshje, jo vetëm që u arrit ndërprerja e konfliktit midis dy etnive të mëdha, asaj maqedonase dhe shqiptare, por kjo marrëveshje vendosi Kushtetuten e Maqedonisë së Veriut në një bazë të re, me rregulla të posaçme me të cilat bashkësive më të vogla etnike, do t’iu sigurohej një përfaqësim më i barabartë në fusha të caktuara politike dhe institucionale.

Arritja e kësaj marrëveshje ishte një sfidë e rëndë për Maqedoninë e Veriut, duke patur parasysh se konflikti mes dy etnive më të mëdha, asaj maqedone dhe shqiptare, nisi pikërisht nga trajtimit jo i drejt dhe jo i barabartë i shqiptarëve, si etnia e dytë më e madhe shtetëformuese në vend. Këto sfida erdhën në dukje gjatë negociatave të cilat vështirësoheshin me hezitimin e palës maqedone, që shqiptarët dhe etnitë e tjera në Maqedoninë e Veriut, të kishin të drejta të barabarta të cilat në boten demokratike sigurohen dhe mbrohen me Kushtetutë.

Parimet Themelore 

Të hidhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe të ardhmen demokratike të Maqedonisë së Veriut. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë së Veriut dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të ruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike. Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe të zhvillohet vazhdimisht. Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni marreveshja e ohrit marreveshja e ohrit

Sondazh

Poll