Aktualitet

Dikush e njoftoi policinë! Kapet 38-vjeçari në Vlorë, mbante në shtëpi 6 kg kanabis

13 Gusht 2021, 09:03 Nga DOSJA
Dikush e njoftoi policinë! Kapet 38-vjeçari në Vlorë,

VLORË– Një 38-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga për prodhim dhe shitje narkotikësh. Policia e vuri në pranga 38-vjeçarin Leonidha Papa, pasi gjatë kontrolleve që iu bënë në banesë iu jetën 6 kg kanabis.

NJOFTIMI

“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën Operacionale në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 38 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne vlore leonidha papa. kanabis ne vlore leonidha papa.

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2021, 08:29

Plagoset me thikë 18-vjeçari në Durrës

DURRËS– Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Durrës. Bëhet e ditur se një person ende i paidentifikuar nga policia ka lënduar me thikë nj...