Aktualitet

Droni i VURI re! Mbushën fshatin në Gjirokastër me lëndë narkotike, vihen në pranga dy persona (EMRAT)

13 Gusht 2021, 08:13 Nga DOSJA
Droni i VURI re! Mbushën fshatin në Gjirokastër me

GJIROKASTËR– Pamjet me dron kanë mundur që të kapin parcelat me lëndë narkotike në fshatin Labovë e Vogël në Gjirokastër. Në pranga kanë rënë Rigert Çelo dhe Kasem Miho për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Pas kontrolleve me dron u bë i mundur evidentimi i vendit ku ishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me zjarr, ndërsa disa u morën në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara se në një zonë të pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël mund të ishin kultivuar bimë narkotike, është ushtruar kontroll i imtësishëm i territorit duke përdorur edhe dron. Si rezultat i kontrollit me dron u bë i mundur evidentimi i vendit ku ishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me zjarr, ndërsa disa u morën në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit R. Ç., 35 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në fshatin Hormovë, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kasem miho lende narkotike ne gjirokaster rigert celo kasem miho lende narkotike ne gjirokaster rigert celo

Sondazh

Poll