Aktualitet

Operacion ANTI-DROGË ‘Eklipsi’ në Dibër/ Përfundojnë hetimet disa mujore, 4 të arrestuar, 1 në kërkim

13 Gusht 2021, 08:43 Nga DOSJA
Operacion ANTI-DROGË ‘Eklipsi’ në Dibër/

DIBËR– Pas disa muajsh hetime Policia e Dibrës ka arrestuar katër persona duke shpallur një tjetër në kërkim në kuadër të operacionit “Eklipsi”. Të arrestuar janë Diamont Kapxhiu, 21 vjeç; Erlind Nura, 24 vjeç; Ernal Shulku, 40 vjeç dhe Kleo Kaleshi, 36 vjeç. Ndërkohë i shpalluri në kërkim është Tajson Tafa, 23 vjeç.

Policia njofton se ata janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, në një lokal në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një sasi dozash me kokainë dhe 500 doza cannabis sativa që do shpërndahej në doza. Gjithashtu u sekuestruan dy automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, si dhe 8 aparate celular.

NJOFTIMI:

Finalizohet pas një hetimi tremujor, operacioni policor i koduar “Eklipsi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.Shpërndanin doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të qarkut Dibër, vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.Gjatë operacionit u sekuestruan kokainë, cannabis sativa, 2 automjete dhe 8 aparate celular. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e mbledhura se një grup personash posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër regjistruan në Prokurori, procedimin penal për dokumentimin me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë. Pas një hetimi të mirëfilltë tremujor, bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Eklipsi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. K., 21 vjeç, E. N., 24 vjeç, E. Sh., 40 vjeç dhe K. K., 36 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi. Gjithashtu u shpall në kërkim policor shtetasi T. T., 23 vjeç.Shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, në një lokal në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me kokainë dhe 500 doza cannabis sativa që do shpërndahej në doza. Gjithashtu u sekuestruan dy automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, si dhe 8 aparate celular.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne diber operacion anti droge ne diber droge ne diber operacion anti droge ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Gusht 2021, 08:29

Plagoset me thikë 18-vjeçari në Durrës

DURRËS– Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Durrës. Bëhet e ditur se një person ende i paidentifikuar nga policia ka lënduar me thikë nj...