Aktualitet

‘Ngjan si IBIZA por më lirë’/ Reportazhi i gazetares franceze për Shqipërinë, këshilla: Klubet e plazheve të Dhërmit

13 Gusht 2021, 07:41 Nga DOSJA
‘Ngjan si IBIZA por më lirë’/ Reportazhi i gazetares

TIRANË– Gazetarja franceze Saliha Hadj Djilad ka realizuar një reportazh në lidhje me atë që Shqipëria i ofron turistëve. Gazetarja e cila njihet si promovuese e destinacioneve turistike më tërheqëse të botës ka prekur të gjitha ‘perlat’ e vendit tonë mirëpo një vend të veçantë në reportazhin e saj mban jugu i vendit, Dhërmiu dhe Palasa për të cilat thotë se kanë DJ të shkëlqyer e se atje mund të gjendet dhe Dua Lipa. Ajo e përshkruan jugun e vendit si Ibiza mirëpo me çmime më të lira.

Reportazhi i saj është ndarë nga kryeminstri Edi Rama, i cili ndau ditën e djeshme në rrjetet sociale foto me vetë gazetaren.

Turizmi është diçka e vonë për Shqipërinë, që njëherë e një kohë ishte një vend i mbyllur tërësisht. Duhet të dini që Shqipëria drejtohej nga diktatori Enver Hoxha nga 1945-1985 dhe regjimi i tij ishte shumë i egër. Vendi ishte totalisht i izoluar siç është Koreja e Veriut sot, por për fat të mirë ky regjim u shemb në fillim të viteve 1990, dhe që prej atëherë Shqipëria është një Republikë Parlamentare”, thuhet ndër të tjera në reportazh.Për t’iu dhënë një ide një natë në një hotel me tre yje kushton 20 euro. 40 euro një natë në një hotel me katër yje dhe midis 60-100 euro një natë në një hotel me pesë yje. Edhe në rivierën shqiptare krahasuar me Conte d’Azur çmimet janë shumë të arsyeshme. Një këshillë e fundit, klubet e plazheve të Dhërmiut dhe të Palasës kanë DJ të shkëlqyer. Është vetëm tre orë larg me makinë nga Tirana, ngjan si Ibiza vetëm shumë herë më lirë, e mbase atje mund të ndesheni edhe me Dua Lipën”, përfundon gazetarja.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama saliha hadj-djilani shqiperia edi rama saliha hadj-djilani shqiperia

Sondazh

Poll