Aktualitet

Shkolla e Magjistraturës vë kusht vaksinën anti COVID! Gjyqtarëve e prokurorëve të rinj u kërkohet vaksinimi me detyrim

13 Gusht 2021, 07:58 Nga DOSJA
Shkolla e Magjistraturës vë kusht vaksinën anti COVID!

TIRANË– Shkolla e Magjistraturës ka vendosur një “urdhër” të prerë për të gjithë ata kandidatë të cilët dëshirojnë që të studiojnë në vitin e ri akademik 2021-2022.

Bëhet me dije se ata student të cilët do ndjekin këto programe duhet të bëjnë vaksinën anti-Covid, si e vetmja mënyrë për t’u bërë pjesë e auditoreve. Kërkohet që çdo kandidat pranë sekretarisë mësimore të dorëzojë elektronikisht vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 tetor 2021 dhe në vijim.

“NJOFTIM PËR KANDIDATËT PËR MAGJISTRATË QË STUDIOJNË NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid.Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim.Ju kujtojme qe muaji Gusht eshte i hapur per vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjec.”.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkolla e magjistrates vaksinimi i detyruar shkolla e magjistrates vaksinimi i detyruar

Sondazh

Poll