Aktualitet

Kokainë, kanabis, grabitje dhe të dehur në timon! Arrestohen 5 persona në Fier

13 Gusht 2021, 08:23 Nga DOSJA
Kokainë, kanabis, grabitje dhe të dehur në timon! Arrestohen 5

FIER– Pesë persona janë arrestuar nga policia e Fierit në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale.

Kështu, në pranga kanë rënë personat: Manuel Mone dhe Jurgen (Yurgen) Gjika. Këta akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Në Lushnjë u arrestua për vjedhje shtetasi Ergest Prenci.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në prangat e Policisë së Fierit 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 25 vjeç dhe J. (Y). Gj., 24 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë në një lokal në fshatin Bishan, me doza kokainë dhe cannabis sativa. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 36 vjeç dhe F. A., 55 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Pirrë, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit M. P. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne fier ergest prenci jurgen gjika manuel mone arrestime ne fier ergest prenci jurgen gjika manuel mone

Sondazh

Poll