Aktualitet

Hodhi cigare të ndezur në tokë, bimësia mori flakë! Procedohen dy persona në Berat, një prej tyre dogji barin nga pakujde

13 Gusht 2021, 07:18 Nga DOSJA
Hodhi cigare të ndezur në tokë, bimësia mori flakë!

BERAT– Policia ka proceduar dy persona në Berat pasi i kanë vënë flakën bimësisë duke shkaktuar zjarre të mëdha. U procedua penalisht shtetasi B. Sh., banues në Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barë.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi A. K., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve në territorin e qarkut Berat. Dogjën me zjarr sipërfaqe të ndryshme toke me bimësi, procedohen penalisht 2 shtetas.Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit Policisë Berat proceduan penalisht shtetasin B. Sh., banues në Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barë.Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi A. K., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Dita 21! Zjarri në Majën e Rrunës, vijon puna e helikopterit në Lakun e Thive dhe Laku i Mollave. ARRESTOHEN 2 piromanë, 3 nën hetim, mes tyre një grua

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat zjarrevenie e qellimshme berat zjarrevenie e qellimshme

Sondazh

Poll