Bota

Rrezikuan të mbyteshin në ujë, qentë “heronj” i shpëtojnë jetën fëmijëve në Itali

12 Gusht 2021, 17:57 Nga DOSJA
Rrezikuan të mbyteshin në ujë, qentë “heronj” i

ITALI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Romë , në vendin turistik Sperlonga ku disa fëmijë janë shpëtuar nga mbytja në ujë nga tre qen të trajnuar, të cilët i ndihmuan që të dalin të sigurt nga uji.

Fëmijët ishin të moshave nga 6 deri në 12-vjeç dhe po notonin me anë të një ‘dysheku’ uji në det, por dallgët i lëvizën ata duke i larguar qindra metra larg bregut të detit. 

Familjarët kërkuan ndihmë nga bashkia, të cilët erdhën me qen të trajnuar që i shpëtuan jetën. Operacioni i shpëtimit ka zgjatur gjysmë ore dhe është parë nga mbi 400 pushues, që në fund duartrokitën dhe përshëndetën qentë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota itali qente shpetojne femijet itali qente shpetojne femijet

Sondazh

Poll