Bota

Për një vend parkimi! I riu vret 29-vjeçarin në derën e shtëpisë, i plagos dhe babain

12 Gusht 2021, 15:52 Nga DOSJA
Për një vend parkimi! I riu vret 29-vjeçarin në derën

QIPRO– Një 29-vjeçar është qëlluar për vdekje nga një armë gjahu pak pas orës 9 të mëngjesit në Nikosia, Qipro, pas një debati me një fqinj. Mediat greke shkruajnë se sherri mes dy të rinjve ka nisur për një vend parkimi.

Autori i krimit, fqinj i 29-vjeçarit, parkoi makinën e tij në trotuar jashtë ndërtesës dykatëshe ku jetonte viktima dhe familja e tij. Këta të fundit i thanë që ta largonte mjetin prej aty pasi u kishte bllokuar hyrjen.

Kjo gjë solli agravimin e situatës mes dy të rinjve dhe autori shkoi në shtëpinë e tij. Ai mori armën dhe u kthey sërish pranë mjetit e nisi të qëllojë. Për pasojë la të vdekur 29-vjeçarin dhe plagosi babain e tij. Autori është vënë në pranga.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota qipro qipro

Sondazh

Poll