Bota

Prekëse! Vogëlushja Valentina qan teksa pret babanë, po i lufton me flakët. Fotografi bën veprimin prekës, i dhuron lodër

12 Gusht 2021, 14:26 Nga DOSJA
Prekëse! Vogëlushja Valentina qan teksa pret babanë, po i lufton

GREQI– Shumë fotografi që përshkruajnë dhimbjen dhe vuajtjen e njerëzve në Greqi për shkak të zjarreve, janë bërë virale në rrjet. Një ndër to është edhe kjo foto ku duket një vajzë e vogël, e cila qëndron në makinë duke qarë teksa pret babanë e saj, i cili po lufton me flakët. 

Valentina e vogël ka dalë në dritaren e makinës me një shishe uji në dorë, e pikërisht kjo pamje është shkrepur nga fotografi George Moutafis.

Duke e shpërndarë në rrjetet e tij sociale, fotografi George Moutafis shkruan: Valentina e vogël po qan ndërsa pret babanë e saj. Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të kthehej dhe të hynte në zjarr për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam. Si një ‘perëndi’, kolegu Nikos Kristofakis nxori një lodër të vogël me superheronj nga makina e tij dhe ia dha fëmijës. Vetëm nëse jeni prind, ju e dini se si ta ndaloni një fëmijë duke qarë! “

(e.k.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni george moutafis nikos kristofakis valentina zjarret ne greqi george moutafis nikos kristofakis valentina zjarret ne greqi

Sondazh

Poll