Bota

Zjarri në Siberi më i madhi në historinë e planetit, ka ‘gllabëruar’ më shumë siperfaqe sa të gjitha vatrat bashkë

12 Gusht 2021, 17:28 Nga DOSJA
Zjarri në Siberi më i madhi në historinë e planetit, ka

RUSI– Zjarri në Siberinë verilindore ka arritur të ‘gllabërojë’ siperfaqe të mëdha toke aq sa kanë përfshirë të gjitha zjarret së bashku në të gjithë botën. 

Mediat raportojnë se ky është zjarri më i madh i të gjitha kohërave në historinë e planetit. Edhe pse ky zjarr nuk ka rrezikuar banesa apo infrastrukturë, ka shkaktuar dëmet më të mëdha në planet duke djegur më shumë se 130 mijë hektarë tokë. Edhe pse Siberia shquhej si një ndër vendet më të ftohta më parë, ndryshimet klimatike të kohëve të fundit kanë ndikuar në rritjen e temperaturave në këtë zonë. Është vetëm shiu ai që mund të ndikojë në shuarjen e këtij zjarri.

Që nga fillimi i shekullit të 20, rajoni Siberian ka parë një rritje mesatare vjetore të temperaturave  prej 3 gradë Celsius,, që vjen e shoqëruar nga periudha thatësire rekord dhe me erëra të fuqishme që e kanë kthyer tajgën e saj të madhe në një ‘shkretëtirë’.  

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjarri ne siberi zjarri ne siberi

Sondazh

Poll