Rritja e rasteve me Covid-19 në Greqi, Mitsotakis: Të vaksinuarit nuk do të ‘paguajnë’ për të pavaksinuarit, nuk ësht
12 Gusht 2021, 16:44Nga DOSJA
GREQI– Qeveria greke ka lajmëruar se nuk do të ketë asnjë ‘shtrëngim’ të masave për shkak të rasteve të reja me Covid-19 pasi sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, nuk do të ‘paguajnë’ të vaksinuarit për personat e pavaksinuar.
Mediatgreke raportojnë se në një intervistë Mitsotakis ka thënë se nuk ka ndërmend të bllokojë ekonominë për shkak të personave të pavaksinuar. Përgjigjia për shtimin e rasteve është vetëm vaksinimi dhe jo bllokimi. Qeveria greke ka marrë masa për mësuesit e pavaksinuar dhe të gjithë punonjësit e sektorit publik ku ata duhet që të kryejnë dy teste PCR në javë me shpenzimet e tyre nëse nuk vaksinohen.
“Të vaksinuarit nuk do të paguajnë për ato pak të pavaksinuar. Ekonomia do të funksionojë, shoqëria do të mbetet e hapur dhe përgjigja për problemin e mutacionit D nuk është bllokimi, është vaksinimi dhe mbrojtja bazë dhe sensi i shëndoshë.”
Ditën e sotme në Greqi ka patur 20 vdekje nga Covid-19 dhe 3,605 raste të reja, 240 të intubuar.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 59-vjeçar ka goditur ne thikë partneren e tij duke lënë atë të vdekur. Mediat italiane raportojnë s...
SHBA– Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë ditën e sotme miratimin për aplikimin e një dozë të tretë kundër vaksinës anti-Covid19,...
TURQI– Katër persona kanë humbur jetën në Turqi ditën e sotme për shkak të përmbytjeve katastrofike që kanë ‘pushtuar’ vendin.Janë evakuuar qindra banorë ndërsa...
KOSOVË-Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka miratuar masat e reja kundër COVID-19, bazuar në rritjen e rasteve me koronavirus.Me vendi...
GREQI– Shumë fotografi që përshkruajnë dhimbjen dhe vuajtjen e njerëzve në Greqi për shkak të zjarreve, janë bërë virale në rrjet. Një ndër to është edhe kjo fo...
VATIKAN– Papa Françesku ka pasur një takim me besimtarët, jashtë sallës Papa Pali VI, por është ndërprerë. Ndihmësi i tij i është afruar me telefon në do...
GREQI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi ku një polic ka qëlluar me armë një qen pitbull duke e vrarë.Protothema raporton se ngjarja ka ndodhur në Gal...