Bota

Vret partneren 20 vite më të re, e mban 24 orë pa jetë në shtëpi, 59-vjeçari në Itali vetëdorëzohet në Polici: Isha i

12 Gusht 2021, 16:18 Nga DOSJA
Vret partneren 20 vite më të re, e mban 24 orë pa jetë

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 59-vjeçar ka goditur ne thikë partneren e tij duke lënë atë të vdekur. Mediat italiane raportojnë se Marco De Frenza dhe viktima Marylin Pera nuk kishin më shumë se 15 ditë që jetonin bashkë.

Autori lajmëroi Policinë pas më shumë se 24 orëve që vrau bashkëjetuesen e tij, teksa i mbante trupin e saj të pajetë në shtëpi. Nuk dihet ende arsyeja pse ai e bëri këtë vrasje, por mendohet se ishte për shkaqe xhelozie.

Gruaja 39-vjeçare, 20 vite më e re se bashkëshorti i saj, la pas një fëmijë nga një martesë që kishte patur më para. Ajo u gjend në shtëpi nga Policia, me pesë plagë në fyt të shkaktuara nga një thikë. Autori i ngjarjes u paraqit i qetë para Policisë duke pranuar krimin dhe duke thënë se e kishte bërë nën ndikim e alkoolit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota marco de frenza marylin pera marco de frenza marylin pera

Sondazh

Poll