Politike

Pak para protestës, Basha i përgjigjet Ramës: Asnjë hap pas!

2 Qershor 2019, 15:04 Nga DOSJA
Pak para protestës, Basha i përgjigjet Ramës: Asnjë hap pas!

Ndërsa kanë mbetur edhe 2 orë nga protesta e 7-të kombëtare e opozitës, kryetari i saj Lulzim Basha, ka publikuar një video, ku fton qytetarët që t’i bashkohen.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se nuk ka asnjë hap pas në aksionin e opozitës.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, – shkruan Basha.

Ky postim vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se nuk do të lejojë destabilizimin e vendit ndërsa i quajti protestat e opozitës si inskenime politike. 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta e opozites edi rama lulzim basha protesta e opozites

Sondazh

Poll