Situata me zjarret në Shqipëri, MM: Janë 9 vatra aktive, nuk ka më rrezik për tunelin e Kalimashit
11 Gusht 2021, 13:19Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në Shqipëri janë nëntë vatra zjarri aktive. Në një deklaratë zyrtare, vetë ministri Niko Peleshi tha se sot situate paraqitet më e qetë dhe se në total janë shuar 175 vatra zjarri të cilat kanë qenë aktive në tre javët e fundit. Problem mbetet zona e Kukësit.
Situatë më e qetë zjarresh në vend:
* U shuan 175 vatra. Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, situata sot paraqitet me e qetë. Në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre, ndërsa mbeten aktive 9 vatra.
* Në këto operacione janë angazhuar rreth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 150 mjete të FA, rreth 300 forca policore, rreth 1800 forca zjarrfikëse, mbi 370 mjete të MZSH, 20 ambulanca, mbi 1 mijë punonjës bashkiakë, mbi 300 punonjës të shërbimit pyjor, 101 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 822 forca vullnetare.
* Ndërhyrja nga ajri u krye përmes ekuipazheve të 7 helikopterëve të Shqipërisë, Holandës dhe Çekisë. Një ndihmë e madhe në punën për shuarjen e zjarreve ishte edhe mbështetja me pajisje nga SHBA. Aktualisht nuk ka më vatra zjarri në gadishullin e Karaburunit, por puna po vijon në Dukat të Ri, nga toka dhe nga ajri për të normalizuar tërësisht situatën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
* Më e qetë paraqitet situata edhe në Mirditë, ku po vijon puna për stabilizimin e flakëve në fshatin Thirrë. Nën kontroll po mbahen vatrat në fshatin Munellë dhe Domgjon. Po vijon puna nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. Situata nuk paraqet më rrezik për tunelin e Kalimashit. Nën monitorim janë disa vatra zjarri në vendin e quajtur Dragodi, në Luginën e Valbonës në Tropojë, ku dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.
* Janë izoluar vatrat në drejtim të fshatit Patalej në Lezhë. Vijon puna për normalizimin e vatrës së riaktivizuar në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec, ku nuk paraqitet rrezik për banesa. Janë drejt shuarjes përfundimtare vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe në fshatin Therepel në Skrapar.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Shkrimtari dhe gazetari shqiptar, Ardi Stefa ka ndarë në ‘Facebook’ pamje nga ndërtimet që po bëhen në sheshin e Flamurit në Vlorë. Ai shkruan se ng...
TIRANË– Shkrimi i kreut të Kadastrës, Artan Lames ka sjellur reagimin e gazetarit Ylli Dylgjerit. Duke postuar një foto pranë detit, Dylgjeri bashkangjit d...
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotmë në Itali ku një shqiptar 42-vjeçar ka mbetur i vdekur në Montefalco, Appio Tuscolano, Itali.Mediat it...
TIRANË– Plagosja e 24-vjeçarit Markeljan Pepës, e cila ndodhi më 8 gusht, ende nuk ka asnjë autor të arrestuar. ‘Faxnews’ raporton se i riu ndodhet ...
TIRANË– Punonjësi i policisë me detyrë ndihmës specialist informacioni, Ali Allmeta ka treguar se në ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan...
KUKËS– Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve janë kthyer mbrëmjen e djeshme në Kosovë pasi ndihmuan autoritetet e Shqipëri...
Aktualitet11 Gusht 2021, 12:12
TIRANË– Vëzhguesi i ajrosjes në burgun 313, Xhavit Kurti ka treguar gjithçka që ka parë ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan...