Aktualitet

‘Një pjesë e qytetit sot ka vdekur!’/ Gazetari ndan pamjet nga Sheshi i Flamurit në Vlorë: Pllakat me firmëtarët e Pav

11 Gusht 2021, 13:17 Nga DOSJA
‘Një pjesë e qytetit sot ka vdekur!’/ Gazetari ndan pamjet

VLORË– Shkrimtari dhe gazetari shqiptar, Ardi Stefa ka ndarë në ‘Facebook’ pamje nga ndërtimet që po bëhen në sheshin e Flamurit në Vlorë. Ai shkruan se nga sot një pjesë e qytetit ka vdekur. Stefa shkruan se pllakat me firmëtarët e Pavarësisë janë shkulur e thyer ndërsa lulishtja është prishur e se pamja që ishte më parë nuk do jetë më.

SHKRIMI:

Ndoshta “rijetëzimi” i Sheshit të Flamurit do të bëjë që sheshi të jetë më i bukur…Ndoshta…Nuk paragjykoj!Por Sheshi i Flamurit nuk do të jetë më i njëjti për asnjërin prej nesh!Sheshi i Kombit nuk do të jetë më i njëjti për asnjërin prej nesh!Sot, nga sheshi në të cilin kam 52 vite që eci dhe disa dekada më shumë vlonjatë të tjerë, kanë ngelur në këmbë vetëm shtiza e Flamurit, Monumenti i Pavarësisë, varri i Ismail Qemalit (Ushtarit të Panjohur), sepse pllakat me firmëtarët e Pavarësisë janë shkulur e thyer, lulishtja është prishur dhe Katër Topat (simbol i katërt vilajeteve shqiptare) janë hequr…Sheshi i Flamurit nuk do të jetë më i njëjti!Një pjesë e Qytetit sot ka vdekur! Siç ka vdekur pa asnjë mundësi ringjallje së bashku me sheshin diçka në shpirtin e vlonjatëve, turistëve e shqiptarëve nga të gjitha trojet që dilnin fotografi aty.Ndoshta sheshi i ri do të jetë më i bukur, gjithsesi nuk do të jetë më i njëjti…Dhe kush do të mbajë përgjegjësi për ato 2 miliardë lekë më shumë diferencë ndërmjet tenderuesit të parë nga i dyti???…Dhe pse punimet po bëhen në mes të verës kur të gjithë, edhe politika, janë me pushime?…

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi stefa ardi stefa

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Gusht 2021, 12:12

TIRANË– Vëzhguesi i ajrosjes në burgun 313, Xhavit Kurti ka treguar gjithçka që ka parë ditën kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan...