Sport

VIDEO / Breshëria e automatikut ndërpret ndeshjen e futbollit

11 Gusht 2021, 08:13 Nga DOSJA
VIDEO / Breshëria e automatikut ndërpret ndeshjen e futbollit

MEKSIKE – Nuk kanë fund çudirat në botën e futbollit në vende të ndryshme të botës.

Në Meksikë, gjatë një takimi për turneun “Mi Barrio”, midis Santa Ana del Konde dhe VAG Zona Piel, janë dëgjuar breshëri automatiku.

Menjëherë lojtarët janë shtrirë në tokë, ndërkohë që pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit kanë filmuar cdo gjë.

Edhe një pjesë e tifozëve të pranishëm janë përfshirë nga paniku nga ky moment, që ka prodhuar edhe të plagosur e viktima, sipas mediave lokale.

Ngjarje e pazakontë kjo në botën e futbollit, ku një person godet me armë zjarri gjatë një ndeshje futbolli.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll