Sport

10 akullore në një ditë, dieta, origjina italiane, Antonela dhe… disa nga “sekretet” e argjentinasit Lionel Messi

11 Gusht 2021, 05:51 Nga DOSJA

SPANJE – Ai u prek, sytë i mbushi me lot. Lionel Messi përshëndeti Barcelonën me një konferencë historike për shtyp. “Unë përgjysmova pagën time për të zgjatur kontratën time, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Do të doja që lamtumirën ta bëja me stadiumin plot, për këta njerëz do të bëja gjithçka”. Sulmuesi argjentinas largohet nga Spanja pas 21 vitesh sukses. Këtu janë disa nga sekretet e tij …

Dieta e Leo Messit? Nutricionisti italian Giuliano Poser e ka revolucionarizuar dietën e tij, pasi i rekomandoi yllit argjentinas të përdorë si ushqime kryesore: ujë, vaj ulliri, drithëra, fruta të freskëta dhe perime të freskëta. Ashtu si shumë nutricionistë që punojnë me sportistë, Poser e ka këshilluar të mos konsumojë sasira të tepërta mishi, i cili është shumë i zakonshëm në Amerikën e Jugut dhe Spanjë. “Sasia e mishit të konsumuar normalisht nga argjentinasit dhe uruguajanët është e tepërt, sepse është e vështirë të tretet,”- thotë ai. Recetat e preferuar e Messit? Pule e pjekur me perime dhe ala-milanesa, kotoletë milaneze e gatuar nga nëna. Sidoqoftë, ai kaloi në një dietë pothuajse vegane për disa vite, pas problemeve me tretjen dhe të vjellat që e ‘goditën’ në shumë ndeshje me fanellën e Barcelonës dhe Argjentinës.

Stërvitja? Një kampion si ai është i detyruar të kujdeset për çdo aspekt të stërvitjes së tij. Messi është shumë i etur për t’u stërvitur për shpejtësinë dhe rezistencën e shpejtësisë. Në rutinën e tij, puna me muskujt e brëndshëm të kofshëve nuk mungon. Ashtu siç nuk mungojnë ushtrimet për zgjatjen dhe forcimin e muskujve të këmbëve në tërësi. Kërcimet dhe ushtrimet me pengesa gjithashtu janë pjesë e stërvitjes së tij. Thuajse në fund të çdo stërvitje, ai pi shumë ujë për ta mbajtur veten të hidratuar dhe pastaj vrapon për 5-10 minuta.

Familja? Messi është baba i 3 fëmijëve (Thiago, Mateo dhe Ciro), të lindur nga bashkëshortja e tij Antonela Roccuzzo, në vitet 2012, 2015 dhe 2018. Jo të gjithë e dinë që Leo është me të vërtetë me origjinë italiane. Gjyshërit e babait të Messit, ishin italianë. Angelo Messi lindi në 1866 në Recanati dhe jetoi me gruan e tij Maria Latini në Montefano, në provincën e Macerata, para se të nisej për në Argjentinë.

Sytë drejt qiellit, akullorja dhe muzika? Kur Leo shënon dhe gëzohet ai i ngre sytë drejt qiellit. Kjo nuk është një referencë për Zotin. Përkushtimi i tij është për Celia, gjyshen e tij që vdiq në 1998. Në moshën nëntë vjeç, një drejtues i skuadrës së tij, i ofroi një bast: një akullore çdo 100 xhonglime. Një here ditë, vogëlushi Messi i kaloi një mijë xhonglimet dhe fitoi 10 akullore. Messi është një tifoz i madh i cumbias, një muzikë popullore e Amerikës së Jugut. Në veçanti atij i pëlqen grupi “La Banda del Tigre Ariel”, i cili gjithashtu i ka kushtuar një këngë atij. Sidoqoftë, një nga këngëtarët e preferuar të Leo Messit është një italian, Eros Ramazzotti.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bashkëshortja e tij antonela roccuzzo eros ramazzotti lionel messi mateo dhe ciro nutricionisti italian giuliano poser përshëndeti barcelonën thiago bashkëshortja e tij antonela roccuzzo eros ramazzotti lionel messi mateo dhe ciro nutricionisti italian giuliano poser përshëndeti barcelonën thiago

Sondazh

Poll

Sport 10 Gusht 2021, 16:21

ITALI-Christian Eriksen i dërgoi një video inkurajimi një vajze 9-vjeçare e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni për instalimin e një defibrilatori ...