Aktualitet

Hahn lobon për Maqedoninë e Veriut që t’i hapen negociatat për në BE, asnjë fjalë Shqipërinë

2 Qershor 2019, 12:59 Nga DOSJA
Hahn lobon për Maqedoninë e Veriut që t’i hapen negociatat

Tiranë- Komisioneri Johannes Hahn në ditë e fundit vazhdon me lobimin se Bashkimi Eurpian duhet t’i hapë negociatat me Maqedoninëe Veriut.

Hahn në dy postimet tij të fundit në Twiterr i ka bërë thirrje BE-së që të hapë negociatat pasi sipas tij ky shtet e meriton sepse ka bërë reforma.

“Maqedonia e Veriut ka dorëzuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Këshilli në qershor 2018. Përveç kësaj, ajo arriti paragjykimin historik, duke zgjidhur një konflikt të gjatë dhjetëvjeçar me Greqinë. Tani deri në BE për të ofruar duke i dhënë dritën jeshile, hapja e aksesit. Negociatat pa vonesë!”, thotë në një nga reagimet.

Ndërsa në tjetrin ai shprehet: “Bashkimi Europian duhet të japë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut para verës”.

Por ajo që vëmë re është se për Shqipërinë nuk ka bërë asnjë thirrje të tillë ditë e fundit.

Disa ditë parë Komisioni Europian shpalosi progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Njësoj si vitin e shkuar edhe këtë vit, rekomandimi i KE për Këshillin e Europës ishte pozitiv. Eurodeputetët dhe raportuesit për Shqipërinë në PE apeluan për më shumë vëmendje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Eduart Kukan bëri thirrje që BE të ndërhyjë për krizën politike në Shqipëri.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioneri johannes hahn maqedoni e veriut negociatat me be-në komisioneri johannes hahn maqedoni e veriut negociatat me be-në

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2019, 07:15

Kavajë- Përveç Gjykatës së Kavajës e cila u shkri dhe qytetarët janë të detyruar të shkojnë deri në Durrës,  tashmë ata do të përballen edhe me diç...