Aktualitet

Digjet BENZ-i luksoz i kushëririt të Gjiknurit, Bodurri: Makina është e baxhanakut, s’kam lidhje me ngjarjen

2 Qershor 2019, 08:11 Nga DOSJA
Digjet BENZ-i luksoz i kushëririt të Gjiknurit, Bodurri: Makina

Tiranë- Gjatë mesnatës është djegur një automjet tip “Benz” në Gramsh. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi” në afërsi të qendrës së këtij qyteti. Sipas policisë mjeti i djegur me targa  AA 999 XS që u dogj është në pronësi të Gjergji Bodurrit. Makina ka qenë e parkuar në rrugë poshtë banesës së Bodurrit kur është përfshirë nga flakët gjatë natës.  Ky i fundit është kushëririt i ish-ministrit socialist, aktualisht deputet Damian Gjiknuri. Dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Po në lidhje me këtë ngjarje  Bodurri për Dosja.al është shprehur se makina nuk është në pronësi të tij, por e baxhanakut. Ai thekson se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se makina është në pronësi të Almir Çekrezit.

“Makina e djegur nuk është në pronësinë time, por është e baxhanakut. Makinën e kam marrë për përdorim vetëm një ditë. Ajo ka qenë e parkuar pranë shtëpisë time, pasi banesa ime është afër me atë të baxhanakut. Almir Çekrezi është baxhanaku im. Nuk kam lidhje me këtë”, u shpreh ai.

Njoftimi i policisë:

Gjatë natës në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit Gj.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

J.V/Dosja.al 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet almir çekrezi digjet automjeti në gramsh digjet makina e kushërit të damian gjiknurit almir çekrezi digjet automjeti në gramsh digjet makina e kushërit të damian gjiknurit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2019, 07:15

Kavajë- Përveç Gjykatës së Kavajës e cila u shkri dhe qytetarët janë të detyruar të shkojnë deri në Durrës,  tashmë ata do të përballen edhe me diç...