Aktualitet

Tërmetet në Korçë, 230 banorë janë strehuar në çadrat e ngritura nga FA dhe EC

2 Qershor 2019, 08:25 Nga DOSJA
Tërmetet në Korçë, 230 banorë janë strehuar

KORÇË- Lidhur me situatën ne rajonin e Korçës pas disa tërmeteve gjatë ditës djeshme,janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara. 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA: 160 ne Floq, 40 ne Vidove dhe 30 ne Qafzës . Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë.

Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.

8 lëkundje tërmeti kanë goditur mëngjesin e djeshëm qytetin e Korçës, duke terrorizuar banorët. Sipas IGJEUM, lëkundja më e madhe u regjistrua në orën 4:26 të mëngjesit të djeshëm me magnitudë 5.3 ballë. Nga lëkundjet e tokës 4 persona mbetën të plagosur, ndërsa 60 banesa janë dëmtuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret strehoen ne cadra termet ne korce banoret strehoen ne cadra termet ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2019, 07:15

Kavajë- Përveç Gjykatës së Kavajës e cila u shkri dhe qytetarët janë të detyruar të shkojnë deri në Durrës,  tashmë ata do të përballen edhe me diç...