Aktualitet

2 Qershor 2019, 07:15 Nga DOSJA

Kavajë- Përveç Gjykatës së Kavajës e cila u shkri dhe qytetarët janë të detyruar të shkojnë deri në Durrës,  tashmë ata do të përballen edhe me diçka tjetër.

Dosja.al mëson se nga informacionet e Drejtorit të Shërbimit Spitalor në Kavajë, Përparim Daiut, shumë shpejtë ky spital nga një spital i bashkisë do kalojë në një status tjetër. Tashmë spitali i Kavajës do të kthehet në një qendër ambulatore dimensionale.

Mësohet se drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë kanë marrë këtë vendim pasi në këtë spital ka një numër të ulët të shtretërve. Theksojmë se ky spital iu shërben një popullate prej 120 mijë banorëve të Kavajës dhe Rrogozhinës.

Sic dihet Kavaja është tashmë pjesë administrative e Prefekturës se Tiranës dhe sipas rregullores, të gjitha shërbimet spitalore, që kërkohen sipas sistemit të referimit , duhet të bëhen në Tiranë.

Çdo pacient që kërkon shërbime te specializuara duhet të rrugëtojë deri në Tiranë apo në Durrës. Ky vendim i ndërmarë nga ministria e Shëndetësisë nuk është mirëpritur nga qytetarët e Kavajës, sidomos nga moshat e treta që për shërbime spitalore do duhet të rrugëtojnë nga Kavaja në Durrës, apo në Tiranë.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kavaja pas spital spitali kavajë qendër ambulatore kavaja pas spital spitali kavajë qendër ambulatore

Sondazh

Poll