Aktualitet

Breshëri në Elbasan dëmton kulturat bujqësore, fermerët: Dëmi është i pallogaritshëm

2 Qershor 2019, 08:47 Nga DOSJA
Breshëri në Elbasan dëmton kulturat bujqësore,

ELBASAN- Reshje të dendura shiu dhe breshëri përfshinë disa fshatra dhe qytetin e Elbasanit pasditen e djeshme.

Stuhitë ishin aq të forta sa breshëri zbardhi vendin dhe dëmtoi mjaft të mbjella, vreshta, perime dhe dru frutorë.

Sipas raportimeve të ardhura nga fshatrat, rezulton se kjo stuhi ka shkaktuar mjaft dëme në bujqësi për shkak se gjithçka, tashmë ndodhet në fazën e pjekjes.

Dëme të mëdha janë shkaktuar në fshatin Godolesh, ku shiu dhe breshëri kanë dëmtuar plantacionet me qershi.

Sipas banorëve të fshatit, dëmi është i pallogaritshëm, pasi ky është momenti kur qershitë vilen dhe dalin në treg.

Por, edhe në fshatra të tjerë raportohet se breshëri ka dëmtuar sera, parcela me të lashta dhe grurë, vreshta, pjeshka dhe drufrutorë.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bresheri ne elbasan demtime ne bujqesi bresheri ne elbasan demtime ne bujqesi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2019, 07:15

Kavajë- Përveç Gjykatës së Kavajës e cila u shkri dhe qytetarët janë të detyruar të shkojnë deri në Durrës,  tashmë ata do të përballen edhe me diç...