Sport

E BUJSHME/ Riktheu titullin pas 26 vitesh tek të kuqtë, Partizani e mbyll me trajnerin Gega

1 Qershor 2019, 17:12 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Riktheu titullin pas 26 vitesh tek të kuqtë, Partizani e

TIRANË- Partizani ka vendosur sot të mos e vazhdojë bashkëpunimin me teknikun që riktheu titullin kampion në shtëpinë e kuqe, pas plot 26 vitesh, Skënder Gegën.

Por dhe pse sot Gega dhe Partizani, kanë ndërprerë marrëdhënen tyre, tekniku nuk e ka pritur këtë fakt, pasi në konferencën e fundit shprehej gati për sezonin e dytë.

Tekniku Gega bëhej gati për të hedhur hapat e duhur për merkaton e verës, teksa deklaronte se do merrte vetëm ata që vërtetë do bënin diferencën tek grupi i Partizanit, teksa e quante më të vështirë sezonin tjetër, pasi do luanin si kampionë.

Në një familje jo gjithmonë mund të përfundohet një projekt. Duhet të jemi të kujdesshëm që ai që vjen të bëjë diferencën. Jam i dashuruar mbas këtij grupi. Klubi ka projektet e veta dhe interesat e veta. Uroj që dikush të largohet për mirë dhe të bëj progres. Asgjë s’është konkrete. Do ulem me klubin me drejtorin dhe presidentin. Do bëjmë më të mirën për klubin. Vitin tjetër është dyfish më e vështirë për ne, sepse do luajmë si kampionë” – ishin fjalët e Gegës.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport largohet skender gega partizani skënder gega largohet skender gega partizani skënder gega

Sondazh

Poll